Gjykata e Elbasanit vendos sot për ekstradimin e spiunes ruse

AKTUALITET


Këtë të Martë në orën 14:00 pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj shtetases ruse Svetlana Timofeeva në Gjykatën e Elbasanit, për ekstradimin e saj në Rusi.

Sipas gazetarit të Klan Neës Fatos Salliu pritet që pala gjykuese ta marrë vendimin sot pas kërkesës nga autoritetet ruse, por e akuzuara kërkon që të vuajë dënimin në Shqipëri duke qenë se sipas saj atje ka probleme me regjimin aktual.


“Pritet ekstradimi, me kërkesë të autoriteteve ruse dërguar atyre shqiptare. Lidhur me këtë janë zhvilluar disa seanca gjyqësore, ndërkohë që në atë të fundit u kërkua nga pala mbrojtëse që të njihen me materialet e përkthyera tashmë në gjuhën ruse, kërkesë e bërë nga vetë Timoveva. Seanvca pritet të zhvillohet rreth orës 14 ku do të ketë një vendim nga ana e gjykatësve. Svetlana është shprehur kundër ekstradimit, pasi ka argumentuar se ndodhet në opozitë me qeverinë aktuale në Rusi, dhe se edhe ish-bashkëshorti i saj mbështet regjimin në fuqi”, raporton Salliu.

Rusja rezulton në kërkim për veprën penale ‘Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror’, vendim ky i dhënë që më 25 Gusht të vitit të kaluar nga Gjykata e Meshchanky Moskë.

Mikhael Zarin 24 vjeç Svetlana Timofeeva 33 vjeçe të dy nga Rusia dhe Fiodor Mihailoviç nga Ukraina, u ndaluan më 20 Gusht 2022 pasi sulmuan me spraj neuroparalizues ushtarakët Ardian Xhaka dhe Aldi Bici, roje të Uzinës Ushtarake të Çekinit në Gramsh ku ata po filmonin pa leje.




Skip to toolbar