Gjykata rrëzon sërish Lefter Kokën, avokati: Është në gjendje të rënduar shëndetësore!

AKTUALITET


Gjykata ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka duke mos i pranuar sërish kërkesën për ndryshim mase.

Lajmi u bë i ditur nga avokati mbrojtës, i cili tha se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar dhe nuk mund të qëndrojë më në paraburgim.


“Zoti Koka është në gjendje të rënduar shëndetësore, nuk mund të vazhdojë të mbahet në paraburgim. Gjykata, pavarësisht këtyre konkluzioneve mori edhe rolin e mjekut, ekspertëve dhe vendosi ta rrëzojë kërkesën. Sot ishte kërkesa për Elbasanin, kemi 9 seanca që po zhvillojmë për të arritur në një vendimmarrje. Seanca e ardhshme është në datën 7 Nëntor, pra është shumë larg, përsa i përket ecurisë së seancave.”, tha mes të tjerash avokati.




Skip to toolbar