Gjykata Supreme në Kosovë: Të numërohen votat e emigrantëve

KOSOVA


Gjykata Supreme në Kosovë ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëve të votimit të ardhura nga emigrantët jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit. Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim.

Lidhur me këtë Gjykata Supreme thekson se vendimi i PZAP anulohet dhe urdhërohet KQZ për numërimin e të gjitha pakove me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme, duke thënë se u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre. LVV kërkon që sa më parë KQZ të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyre fletëvotimeve.





Skip to toolbar