Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën sërish kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për transmetim live të seancave gjyqësore.
Në seancën e kësaj të premteje gjykata vendosi gjithashtu që, në lidhje me kërkesën për aksesimin e provave elektronike, SPAK-u të krijojë kushtet e nevojshme për vënien e tyre në dispozicion.
Metës iu refuzuar po ashtu kërkesa për të dalë nga kafazi i xhamtë gjatë zhvillimit të seancës.
Vendimet u bënë të ditura gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta.
