Goditet një rrjet fajdesh i Camorra-s në Napoli, 11 të arrestuar. Mes viktimave dhe një ish-futbollist

AKTUALITET


Blic kundër Camorra në Napoli, ku karabinierët arrestuan 11 persona si pjesë e hetimit për një rrjet fajdeje. Mes personave me masë sigurimi është edhe një karabinier, i cili akuzohet për korrupsion.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar 9 raste fajdeje, të kryera ndaj sipërmarrësve (përfshirë një ish-lojtar të Napolit), të detyruar të paguajnë interesa që variojnë nga 25% deri në 40%.


Urdhri i lëshuar nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Napolit me kërkesë të DDA-së, ka të bëjë me disa akuza për të arrestuarit që nga fajdet, posedim dhe shitje droge, si dhe armëmbajtje pa leje të zakonshme, në formë të rënduar me qëllim favorizimin e klanit Baratto-Volpe, që vepronte në rrethin napolitan të Fuorigrotta-s dhe binte në sferën e influencës dhe kontrollit të të ashtuquajturës “Aleanca Secondigliano”.




Skip to toolbar