Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër, detajet

AKTUALITET


Shkolla 9-vjeçare ‘Ismail Qemali’ në Shkodër është vjedhur gjatë natës së djeshme.

Mësuesit kanë konstatuar mëngjesin e sotëm se brenda shkollës kishte një mungesë të një laptopi, ndërsa grabitësit kanë tentuar të futen në sallën e kodimit, por nuk kanë arritur të hyjnë pasi dera ka qenë e blinduar.


Në ambientet e shkollës kanë shkuar forcat e policisë për të vlerësuar vjedhjen dhe për të hetuar ngjarjen. Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia.




Skip to toolbar