Grabitja në Rinas, Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro për gjetjen e tre personave

Më të fundit


Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të tjerë të implikuar në grabitjen e Rinasit, për të cilët ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe ka vënë në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tyre.

“Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 4 prill, ku u grabiten paratë e një banke të nivelit të dyte në Aeroportin e Rinasit, ku si rezultat i punë së bërë nga grupi i posaçëm hetimor, janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale, janë identifikuar tre persona të tjerë, për të cilët, gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë”, deklaroi Policia e Shtetit. Këta persona janë Klement Çala, 31 vjeç, Eldi Çala, 34 vjeç dhe Talo Çela, 48 vjeç, të tre banues në Elbasan, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.


“Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro. Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt”, deklaroi Policia e Shtetit.




Skip to toolbar