Greqia mbyll kufijtë/ Sindikata e doganave greke dy ditë grevë

AKTUALITET


Pikat   kufitare te Greqise me Shqipërinë,  do të jenë të mbyllura për dy ditë duke nisur nga data mengjesin I dates 2 Prill deri ne 4 Prill ne mengjes.  Gjate ketyre 48 oreve, sipas njoftimit te leshuar nga ministria e puneve te jashtme te shqiperise, ne te gjitha pikat e kalimit kufitar: në Kapshticë, Kakavijë, Tre Urat dhe Qafë Botë nuk do te mund te kaloje asnje automjet, nga shqiperia drejt greqise dhe anasjelltas.

Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.
Ky bllokim vjen për shkak të greves se pritshme dy ditore te paralajmeruar pas protestave nga sindikatat greke
Policia Greke ka njoftuar palën shqiptare për të marrë masa, ndërsa janë në kontakt dhe do të ketë njoftime të tjera për çdo ndryshim.

Kjo grevë 48 orëshe nga sindikatat greke, do të prekë të gjitha pikat doganore te Greqisë me vendet fqinje, si pasojë hyrja dhe dalja nga Greqia do të paralizohen plotësisht.

Sipas sindikatës se doganave, greva është e pashmangshme, pasi qeveria greke  nuk i është përgjigjur kërkesave të sektorit, duke anashkaluar çështjet kyçe.



Skip to toolbar