Gruevski mesazh nga arratia: Do kthehem

BOTA


Akuzat për shpërdorim detyre, nuk e pengojnë ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski të shkruaj në facebook dhe të bëjë disa deklarata të forta.

Gruevski ka reaguar me një status në Facebook duke komentuar përurimin e një rrugë të re kryesore në Maqedoninë e Veriut. Ai ka shkruar se rruga është bërë në kohën kur në pushtet ka qenë VMRO-DPMNE-së, duke i dërguar mesazh pushtetit aktual që ta mirëmbajnë siç duhet deri sa ai të kthehet. Gruevski madje ka thënë se një meritë të madhe për ndërtimin e kësaj autostrade ka edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, ndaj të cilit janë ngritur procedura për shpërdorim të detyrës.

“Le të jetë me fat autostrada Shkup-Shtip. Këta hajnat e pushtetit, le të përpiqen së paku ta mirëmbajnë siç duhet. Të mos jetë i shkatërruar kur të kthehem! Përshëndetje nga Budapesti” – ka shkruar Gruevski

Autostrada Shkup-Shtip është një nga arteriet kryesore për Maqedoninë Lindore.



Skip to toolbar