Hamilton “fluturon” në Gjermani, Ferrari sërish katastrofë!

Më të fundit


Përkundër surprizave që priteshin edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë, Ferrari ka zhgënjyer. Lewis Hamilton, ashtu siç ka bërë pothuajse gjatë gjithë kohës këtë sezon, ka regjistruar xhiron më të shpejtë duke fituar ‘pole-position’.

Lewis Hamilton me Mercedes ka siguruar “pole position” në pistën e Hockenheim dhe do ta nisë nga vendi i parë garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë që zhvillohet ditën e diel. Britaniku regjistroi kohën rekord 1’11”767, i pakapshëm në pistë nga rivalët, duke korrur “pole” nr.87 në karrierën e tij.


Në krah të britanikut të Mercedes të dielën do të niset Max Versttappen më Red Bull, i cili u rendit i dyti në provat zyrtare të zhvilluara të shtunën. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua makina tjetër e Mercedes, ajo e Valtteri Bottas dhe pas tij Pierre Gasly, me makinën tjetër Red Bull.

Sa i përket Ferrarit ka qenë një e shtunë totalisht e dështuar. Skuderia e kuqe kishte pasur një rendiment mjaft shpresëdhënës në provat e lira, por dy pilotët e saj janë renditur si mos më keq. Vettel nuk realizoi dot asnjë xhiro dhe do ta nisë nga vendi 20, ndërsa Leclerc nuk mori pjesë në sesionin e tretë dhe final duke mos shkuar më shumë se vendi i 10.




Skip to toolbar