Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij, Anita, ka bujtur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Haradinaj ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet së bashku me homologun Zaev dhe bashkëshortet reskeptive, duke shkruar edhe një koment për darkën miqësore në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore.
“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”, ka shkruar Haradinaj.