Gazetari Gerti Çarçani thotë se Shqipëria mund të gjobitet nga UEFA lidhur me hedhjen e sendeve në fushë nga tifozët, në ndeshjen ndaj Serbisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çarçani u shpreh se rrezikohet të luhet një ndeshje pa tifozë.
Ndërsa ish futbollisti Ledio Pano deklaroi se serbët aktruan në shumë momente.Gerti Çarçani: Ne rrezikojmë një ndeshje pa publik, gjoba nuk diskutohet fare. Federata serbe ka më shumë frikë ndeshjen e vet. Ato e kanë çuar ndeshjen në Leskovac. Do luajë nesër me Andorrën. Është një impiant jo më shumë se 8 mijë spektatorë. Federata ka frikë ndeshjen.
Ledio Pano: Unë jam i vetëdijshëm për këtë që do të them. Në shumë momente, serbët aktronin.