“Heqim dorë nga familja mbretërore”

AKTUALITET


Princi Harry dhe bashkëshortja amerikane Meghan kanë njoftuar në mënyrë të papritur largimin nga familja mbretërore për të ndjekur jetën e tyre duke jetuar mes Kanadasë, Amerikës dhe Britanisë, por duke hequr dorë nga të ardhurat e Mbretërisë pasi do të punojnë vetë për të krijuar pavarësi ekonomike. Vendimi është njoftuar përmes një mesazhi në faqen e tyre në Instagram dhe kjo ka shkaktuar habi por edhe nervozizëm në familjen Mbretërore për shkak se çifti nuk ishte konsultuar më parë me Mbretëreshën për këtë vendim madhor.

 “Pas muajsh reflektimi dhe diskutime të brendshme ne kemi zgjedhur më në fund të hedhim një hap duke ndryshuar statusin tonë. Ne do të heqim dorë nga familja mbretërore, duke krijuar pavarësi financiare dhe një jetë të lirë, por duke kontribuar për Mbretëreshën dhe mbretërinë. Pa qenë pjesë e familjes në kuptimin e privilegjeve dhe detyrave”, njoftoi çifti me Instagram.


Me këtë vendim çifti do të ndajë jetën mes Britanisë dhe Kanadasë. Ata premtojnë se djalin do ta rrisin duke mos harruar nga vjen dhe larg nga traditat e monarkisë.

Harry dhe Meghan kanë bërë ndryshimin më të madh të jetës. Ata nuk do i quajmë me princ e dukeshë tani e tutje dhe nuk do kenë më asnjë detyrë mbretërore. Çifti tregon se do të informojë se shpejti në lidhje me jetën e re që nis.

Harry dhe Meghan mbrëmë ‘shtypën butonin bërthamor ’në karrierën e tyre mbretërore duke njoftuar se po hiqnin dorë nga rolet e tyre në front.

Mediat britanike shkruajnë se vendimi i tyre dramatik u mor pa dijeninë e Mbretëreshës, Princit Charles ose Princit William, i cili mësoi për njoftimin nga televizionet.

Çifti, i cili planifikon të ndajë kohën e tij mes Britanisë dhe Amerikës së Veriut, e bëri njoftimin bombë vetëm disa ditë pasi u kthyen nga një pushim gjashtë javësh në Kanada.

Një burim i lartë mbretëror tha se Mbretëresha dhe familja e saj ishin ‘zhgënjyer thellësisht’. Një tjetër tha se mbretëresha dhe familja ishin “të tronditur, të trishtuar dhe të zemëruar plotësisht” me çiftin.

Në një deklaratë Buckingham Palace tha: ‘Diskutimet me Dukën dhe Dukeshën e Sussex janë në një fazë të hershme. Ne e kuptojmë dëshirën e tyre për të marrë një qasje të ndryshme, por këto janë çështje të ndërlikuara që do të duhet kohë për të punuar ‘.




Skip to toolbar