Hetimet ndaj Metës/ SPAK i nis kërkesë bankave e tatimeve për llogaritë e LSI dhe të ardhurat

AKTUALITET



Prokuroria e Posaçme SPAK i nisi kërkesa bankave dhe tatimeve në funksion të hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni  259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, pas kallëzimit të kryer nga Halit Valteri ndaj ish presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

Në kërkesën e drejtuar bankave kërkohen edhe llogaritë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim thanë të njëjtat burime që dyshojnë, se të dyshuarit kanë shmangur në formularë deklarimin e të ardhurave.


Deri më tani me shumë gjasë është ende një hetim financiar pranojnë burimet që po verifikojnë kontratat e lobimit. Kallëzimi i dorëzuar nga ish deputeti Valteri përmendte tetë vepra penale  dhe në qendër të tij ishte lobimi me kompaninë MC keon Group.

Hetimet për ish-presidentin Ilir Meta tashmë kryetar i Partisë së Lirisë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë bërë me dije dy ditën më parë, përmes një kërkese që kreu i SPAK Arben Kraja, i drejtoi KQZ-së.

“Për nevojat e këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetë-deklarimit në zbatim të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen e emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” Z. Ilir Metaj-Meta”, thuhet në kërkesë.




Skip to toolbar