Shmanget katastrofa nukleare në Ukrainë, Zelensky: U shkëput rrjeti elektrik! 

BOTA


Europa u përball të enjten me rrezikun e një katastrofe nukleare kur centrali atomik i Zaporizhias, i pushtuar nga rusët, u shkëput për herë të parë nga rrjeti elektrik i Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelensky se vetëm falë përpjekjeve për ta rikthyer energjinë sa më shpejt, u shmang një skenar i frikshëm, pasojat e të cilit do të kapërcenin kufijtë ukrainas.


“Nëse gjeneratorët me naftë nuk do të ishin ndezur, nëse stafi ynë i uzinës nuk do të kishte reaguar menjëherë pas ndërprerjes së energjisë, atëherë ne tashmë do të detyroheshim të përballeshim me pasojat e një aksidenti rrezatimi. Dëmi u shkaktua nga zjarret që dëmtuan linjat e energjisë të lidhura me centralin bërthamor.”-tha Zelensky.


Njoftimi se dy reaktorët e fundit ende në punë të kompleksit të Zaporizhjas u mbyllën për këtë arsye, erdhi pikërisht pasi zyrtarët e huaj kanë paralajmëruar për një katastrofë të mundshme dhe vazhdojnë t`i nxisin forcat ruse dhe ukrainase të bëjnë më shumë për të mbrojtur stacionin më të madh bërthamor të Evropës.

Rusia e mori  kontrollin e objektit rreth dy javë pasi pushtoi Ukrainën në 24 shkurt, por ajo i ka lejuar inxhinierët ukrainas të qëndrojnë dhe të operojnë në central, reaktori i parë i të cilit hyri në punë në vitin 1985. Megjithatë, luftimet pranë uzinës midis forcave ruse dhe ukrainase kanë ngjallur shqetësimet për një aksident të mundshëm.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar gjithashtu se Rusia mund të përpiqet të shkëpusë centralin nga rrjet elektrik, një veprim që do të rëndonte rëndë ekonominë e goditur të Ukrainës, veçanërisht me dimrin që po afrohet.Teksa pushimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ditë më parë një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse në 2.390.758 nga 1.902.000 që janë aktualisht.

Dekreti hyn në fuqi në 1 janar, 2023. në muajin maj, shefi i Kremlinit kishte firmosur një ligj që u mundëson personave mbi 40 vjeç të regjistrohen në forcat e armatosura, ndërsa më parë ushtria ruse kishte kufij moshe për rekrutimin e ushtarëve nga 18 deri në 40 vjeç.




Skip to toolbar