Hetimet për dosjen “Partizani”, Andia Pustina merret e pandehur për pastrim parash

AKTUALITET


Prokuroria e posaçme ka marrë një tjetër person të pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani duke e çuar në 5 numrin e tyre përfshi ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi.

Të mërkurën në SPAK u njoh me akuzën e pastrimit të parave edhe shetasja Andia Pustina. Spak ka dyshime se Pustina ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe administrative për Jamarbër Malltezin dhe Xhimi Begeja para dhe gjatë ndërtimit mbi sipërfaqëen e pronës në ish-kompleksin “Patizani”.

Pustina u paraqit në prokurori në shoqërinë e avoktes Klodjana Gjyzari që më herët ka përfaqësuar në të njëjtin process edhe ish-kryeminiëstrin Berisha. Të pandehur janë marrë edhe ndërtuaesi Fatmir Bektashi si dhe shtetasi Xhimi Begeja duke e çuar në 5 numrin e personave të përfshirë në privatizimin e pronave t ëish-kompleksit Partizani.

Nga ana tjetër në studion ligjore të Andia Pustinës, spak ka sekeustruar pjesën më të madhe të dokumentave  mes të cilave edhe trasaksione të familjes Malltezi dhe ish-pronarëve që provojnë edhe pastrimin e parave.



Skip to toolbar