Tensione në Këshillin Bashkiak të Himarës, militantët e Belerit kërkojnë largimin e Tavos

AKTUALITET


Bashkia e Himarës është në një situatë të tensionuar, pas dorëheqjes dhe arrestimit të Jorgo Goros.

Në këtë kuadër, Këshilli Bashkiak është mbledhur këtë të premte për të vendosur me votë se cili prej nënkryetarëve do të drejtojë Bashkinë e Himarës deri në zgjedhjet e reja.


Sot, përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në ambientet e Këshillit Bashkiak të Himarës sot raportohet se u futën disa militantë të Belerit, të cilët kërkonin largimin e Blendi Klosit dhe Vangjel Tavos, prefekti i sapo zgjedhor i Vlorës.




Skip to toolbar