Gjykata e Lartë e OKB-së urdhëron Izraelin të zhbllokojë ndihmën ushqimore për Gazën

BOTA


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Izraelin të lejojë akses të papenguar të ndihmave ushqimore në Gaza, pasi popullsia aty po përballet me uri.

Një panel gjyqtarësh në gjykatën më të lartë të OKB-së, i cili tashmë po shqyrton një ankesë nga Afrika e Jugut se Izraeli po kryen gjenocid në territorin palestinez, nxorri vendimin pas një mase në janar që detyronte Izraelin të pranonte ndihmën emergjente.


Gjyqtarët, të cilët ishin unanim në vendimin e tyre, thanë se palestinezët në Gaza po përballeshin me përkeqësim të kushteve të jetës dhe se uria po përhapej.

Gjykata vëren se palestinezët në Gaza nuk po përballen më vetëm me rrezikun e urisë … por se zia po fillon“, thanë gjyqtarët.

Në urdhrin e saj ligjërisht të detyrueshëm, gjykata i tha Izraelit që të merrte “të gjitha masat e nevojshme dhe efektive për të siguruar, pa vonesë, në bashkëpunim të plotë me Kombet e Bashkuara, për ofrimin e papenguar të shërbimeve bazë të nevojshme dhe ndihmës humanitare, duke përfshirë ushqim, ujë, karburant dhe furnizime mjekësore.

GJND-ja urdhëroi gjithashtu Izraelin që të sigurojë menjëherë “që ushtria e tij të mos kryejë akte që përbëjnë shkelje të ndonjë prej të drejtave të palestinezëve në Gaza si grup i mbrojtur sipas konventës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit, duke përfshirë duke parandaluar, nëpërmjet çdo veprimi, dhënien e ndihmës humanitare të nevojshme urgjente”.

Izraeli mohon se po kryen gjenocid dhe thotë se fushata e tij ushtarake është vetëmbrojtje.

Gjykatësit kërkuan gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi , duke i bërë jehonë kërkesës së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u miratua të hënën.




Skip to toolbar