Humb jetën te “Shefqet Ndroqi” 17-vjeçari nga Elbasani

AKTUALITET


Një tjetër lajm tragjik nga koronavirusi. Një 17-vjeçar ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm, në vendin tonë.

Mësohet se adoleshenti ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.


Gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.

Pas kësaj pacienti në moshë tepër të re është reanimuar në shërbimin e terapisë intensive ku për shkak të komplikacioneve dy ditë më pas është vendosur në intubim.

Mjekët e reanimacionit kanë bërë maksimumin për ta mbajtur 17 vjecarin në jetë por ka qenë e pamundur. Si shkak i komplikacioneve dhe insuficencës respiratore trupi i tij është dorëzuar përballë virusit vrasës dhe ka ndruar jetë mesditën e ditës hënë.

17 vjecari nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe se humbja e jetës është pasojë e komplikacioneve të coronavirusit.




Skip to toolbar