Humbi jetën kryekomisar Hajdarmataj, PD kërkon informacion për godinën e kavalishencës

AKTUALITET


Partia Demokratike i kërkon informacion zyrtar Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, në lidhje me godinën e shembur të kavalishencës, ku mëngjesin e  26 nëntorit humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj. Në shkresën që Sekretari i PD, Gazmend Bardhi i dërgon Kryeminsitrit Rama dhe ministrit Lleshaj, kërkohet informacion në lidhje me veprimet e kryera në Godinën Nr.4. të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e cila u shkatërrua nga tërmeti. PD kërkon informacion për katër pyetje:

“Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?

Kush mendoni se duhet t`i riparojë pallatet e dëmtuara nga tërmeti?

A u verifikua Godina nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo?

A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicion kopje të akt njoftimeve”, thuhet në shkresën e PD.



Skip to toolbar