Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, vdes adoleshenti në Tiranë

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në Baldushk, Tiranë.

17-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.


Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar