Humbja historike e PD/ Minxhozi: Partitë e reja po kaq humbëse sa Berisha. Leka: Dështim i madh i opozitës

Më të fundit


Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale në pesë bashki të vendit Mat, Vlorë, Berat, Cërrik dhe Tepelenë ku Partia Socialiste siguroi fitore në të pesta, kanë sjellë reagime dhe analiza të shumta në arenën politike. Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi dhe gazetari Martin Leka komentuan mbi domethënien politike të këtyre rezultateve, duke i konsideruar ato si një humbje të thellë për opozitën dhe veçanërisht për Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.

Minxhozi e cilësoi rezultatin si “një humbje të madhe” për Berishën dhe për partitë e reja opozitare, të cilat sipas tij “nuk duhet të ndihen mirë me këtë nivel mbështetjeje”, ndërsa Leka theksoi se partitë e vogla janë në bashkëfajësi me opozitën, pasi kanë mbështetur kandidatët e PD-së, duke shtuar se diferenca e madhe në vota nuk tregon thjesht një dështim elektoral, por krizën më të madhe të vetë PD-së dhe lidershipit të saj.

Skënder Minxhozi: Unë mendoj se është një humbje e madhe e Berishës dhe u bë e disata në fushatë elektorale, por që ka brenda edhe një element të fshehur, që unë e besoj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ka qenë e qëllimshme, por unë dot që edhe partitë e reja opozitare po kaq humbëse sa Berisha, në këtë rast. Sepse ata eksperimentuar. Nëse futim Tiranën në këtë logjikë që nuk pati zgjedhje, por edhe atje pati një fillim fushate edhe atje pati një hapje krahu nga një figurë që vinte nga arti, kishte të gjitha lidhjet e besueshme me PD, kishin dhe dy parti të tjera, Lapajn dhe Shehajn. Unë them që nëse s’ka qenë një lojë edhe për partitë e reja se çfarë duhet të bëjnë. Unë mendoj që edhe ato nuk duhet të ndjehen shumë mirë me këtë nivel. PD është kryesorja.



Skip to toolbar