Hyjnë me armë për të vjedhur në Selenicë, identifikohet një prej autorëve

AKTUALITET


Një tentativë vjedhjeje me armë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Vlorës, mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00, në fshatin Hadëraj, Selenicë, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç., por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet “Benz”.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.


Policia ka identifikuar njërin prej autorëve të tentativës së vjedhjes me armë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dytë.




Skip to toolbar