Përdhunoi dhe rrëmbeu në Itali, i riu arrestohet në Tiranë

AKTUALITET


Një person është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Në pranga ka rënë 30-vjeçari Erind Bicerri, banues në Tiranë, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e përdhunimit dhe rrëmbimit ndaj një personi në Itali.

Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar 30-vjeçarin me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera.


Arrestimi i tij u bë nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.




Skip to toolbar