Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka cilësuar krim kushtetues, vendimin e presidentit për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Braçe shkruan se Meta firmosi një precedent të rrezikshëm që i hap rrugën deformimit të demokracisë në vend. A ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse në 2021 Partia Socialiste ngrihet dhe thotë nuk dua zgjedhje, pikërisht siç po bën PD sot?
“E drejta per te zgjedhur me vote qeverinë e qeverisjen vendore, doemos qendrore, u shfuqizua sot!
Kjo është risia kushtetuese qe kërciti sot! Krim me te madh kushtetues se ky, nuk ka! Deformim me te rende demokracisë, nuk i ka bere kush!
Imagjinoni, ne 2021, PS te dale e te thotë; nuk e dua datën e zgjedhjeve, madje nuk marr pjese ne zgjedhje, i bie te rrije pa fund ne pushtet ose, deri kur te gjithe te bejne zgjedhjet sic PS do! Precedenti u legjitimua sot!”, shkruan zëvendës kryeministri në Instagram.
Më tek Braçe sjell në vëmendje vendimin e PS në 2013 kur u fut në zgjedhje pavarësisht se u vranë njerëz nga pushteti i Berishës.
“Tani mbyllni pak syte, kthehuni pas ne 2013-ten; PS hyri ne zgjedhje pasi e vrane keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pasi e vodhen, i morren pushtetin pertej zgjedhjeve, duke i shfuqizuar ato, keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pa patur kerkend ne KQZ, zero! Ne nuk jemi keta!
Ne nuk duam pushtet pa zgjedhje! Ne kurre nuk e kemi bere e kurre nuk do ndodhe qe ti shfuqizojme shqiptareve te drejten per te zgjedhur! ndaj, 30qershori eshte rruge e nisur, kushtetutshmerisht, ligjerisht, nuk ndalet, nuk shfuqizohet, eshte e drejte themelore!
Pushtet pa zgjedhje nuk ka me! Ka vdekur qysh ne 2017-ten!”, shkruan Braçe.
Ai thekson se askush nuk mund t’i imponojë maxhorancës një krim kushtetues.
“Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues! Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances legjitime, krimin kushtetues qe i heq shqiptareve te drejten per te zgjedhur me vote dhe, i detyron te pranojne pushtet te pa votuar.
Kerkush nuk mund ti imponoje vendit ndaljen, stopimin ne perpjekjen historike per drejtesi te barabarte per te gjithe! Pabarazia para ligjit, Imponuar fort nga nje sistem drejtesie politik, partiak, i korruptuar jo vetem po rrenon vendin, shoqerine dhe ekonomine, duhet te marre fund tani!”, shkruan Braçe.