Arben Imami, nga studio e Real Story i Sokol Ballës, ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Basha i ka ditur përgjimet para marrëveshjes së 2017. Imami tha se Basha dosjen e Durrësit e ka pasur të zbardhur, por ka pasur dijeni edhe për çështjet në Dibër. Opozita është duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama pasi e akuzon si qeveri të krimit që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, ndërkohë që një nga themeluesit e PD thotë se Basha i ka pasur që në kohën që ka qenë në çadër këto përgjime, para arritjes së marrëveshjes mes tij dhe Ramës në 2017. Përgjimet e publikuara nga Bild, është një nga arsyet se pse opozita është duke protestuar prej 5 muajsh dhe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje, pasi kërkon të dënohen vjedhësit e votës së lirë dhe të ndershme.
“Një pjesë të përgjimeve i ka ditur Basha. I ka ditur atë përgjime para majit. E di që ka pasur përgjime problematike, por e di në parim, çështjet që janë publikuar të Dibrës. E ka thënë në çadër. Kurse të Durrësit, sipas informacioneve që unë kam dosjen e Durrësit e ka pasur të zbardhur. Unë i kam marrë vesh para një viti e gjysëm, pasi i kam shkëputur marrëdhëniet me të. Unë e di që Basha ka marrë një person në telefon e i ka thënë që kam një dosje. E ka pyetur se çfarë u bë me dosjen, i ka thënë e kam humbur” – tha Imami në Real Story