Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar në themel.
Shkak u bë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë ë, dhe avokati i kompanisë “Albtek Energi shpk”. Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho që ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake.
Në themel me autoririzim kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit, i është bashkuar përfaqësimit të akuzës edhe Arben Kraja. Seanca e radhës u caktua me 7 prill, në orën 14:30, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të zhvillohet çdo të enjte 09:30.