Inter, fitore me vuajtje dhe përmbysje ndaj Veronës

AKTUALITET


Në Itali Interi vijon rrotacionin e vendit të parë me Juventusin, pasi zikaltërit këtë javë kanë mposhtur me përmbysje 2-1 Verona-n. Në San Siro të parët rrugën e rrjetës e gjetën miqtë me Verre në minutën e 19, ndërkohë që pavarësisht tentativave të skuadrës së Conte-s pjesa e parë u mbyll me këto shifra.

Në fraksionin e dytë të lojës Vecino fillimisht barazoi shifrat me një gol me kokë, ndërsa pak çaste më vonë Barrela përmbysi shifrat me një gol spektakolar nga jashtë zone. Kjo fitore e çon Interin në vendin e parë me 31 pikë, 2 më shumë se Juventusi që këtë të diel përballet me Milan.





Skip to toolbar