Ish shoferi i shkarkuar 5 vite më parë, njihej si përdorues droge

AKTUALITET


Gëzim Saraçi, ish shoferi i kryebashkiakut të Lushnjes, i dyshuari kryesor për sulmin me granatë në zyrën e tij, është shkarkuar 5 vite më parë nga Tushe, ndërsa njihej si përdorues droge. Sulmi ndaj kryebashkiakut ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy palëve përtej çështjes së shkarkimit. Që të dy kanë pasur konflikte të tjera që tashmë do të jenë pjesë e një hetimi të gjerë që ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Nga shpërthimi ka mbetur e plagosur edhe sekretarja e bashkisë së Lushnjes Erisa Qalliu e cila ka marrë dëmtime në fytyrë. Tushe dhe Qalliu janë nisur drejt spitalit Ushtarak në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës në momentin kur Tushe ka shkuar në zyrë. Gëzim Saraçi ka hedhur granatën në zyrën e kryebashkiakut dhe është larguar nga bashkia.


Dyshohet se në momentin e largimit ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

Në vendngjarje ka mbërritur drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ndërsa RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën për kapjen e autorit.




Skip to toolbar