Tushe dhe sekretarja, drejt Tiranës për mjekim të specializuar

AKTUALITET


Kryebashiaku i Lushnjës Fatos Tushe, si pasojë e sulmit me granatë dore nga ish shoferi i tij është plagosur rëndë në shpatull dhe në këmbë dhe për këtë arsye është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.

Drejt Tiranës është nisur edhe sekretarja e bashkisë së Lushnjës, Erisa Salliu e cila mbeti e plagosur gjatë sulmit me granatë.


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha për abcnews.al se dy të plagosurit, Kryebashkiaku Fatos Tushe dhe Sekretarja e institucionit, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.




Skip to toolbar