“Ishte me ne”, Skerdjan Dhuli e konfirmon në “Real Story”: Basha e mbështeti Fredi Belerin në Himarë

Më të fundit


TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së në Himarë, Skerdjan Dhuli, tha se Lulzim Basha e ka mbështetur kandidaturën e Fredi Belerit në Himarë, ndryshe nga shumë bashki të tjerë, i cili vendosi të nxirrte kandidatët e tij.

Këtë deklaratë, Dhuli e bëri në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla në ABC News.


Debati në studio:

Skerdjan Dhuli: Fitoi një njeri, që PD e kishte nga mbrapa të copëtuar dhe të shkalafitur dhe copë-copë, siç është këto tre vjet

Sokol Balla: Doktorin, Ilirin dhe Vangjelin i kishte në aks të hekur me njëri-tjetrin.

Skerdjan Dhuli: Në Himarë ishte dhe Luli me ne.

Sokol Balla: Luli e dredh këtë muhabetin. Në Himarë e mbështeti Fredi Belerin?

Skerdjan Dhuli:Po. Unë kam gjithë vërejtje e botës për Lulzim Bashën, por të vërteten dua ta them.

Frrok Çupi: Vërejtja më e rëndë kjo është në fakt.

Skerdjan Dhuli:Basha në Himarë vendosi të paktën vendosi të pranojë atë që kërkonin demokratë e bazës, demokratët e bazës kishin një kusht: mos na shini më bashkinë te Edi Rama, sepse bashkia po nga grabit.




Skip to toolbar