Himara tjetër, nesër me kryetar të ri/ Paralajmëron Dhuli: Mbledhja mundë të anulohet sepse…

Më të fundit


Përfaqësuesi i PD në Himarë, Skerdjan Dhuli paralajmëroi se mund të anulohet mbledhja që do të mbahet të premten në bashkisë së Himarës. Pasi Fredi Bleri dhe Jorgo Goro, ndodhen të dy në burg.

Gjatë intervistës në “Real Story” në ABC News, ai tha se mbledhja mund të anulohet për shkak se mund të mos plotësohet kuorumi.


Ndër të tjeram, ai tha se nëse PD merr në dorë Bashkinë e Himarës qoftë edhe për një muaj, do të hapë dosjen e pronave.

“Unë nesër do jem pjesë e mbledhjes. Nuk do them gjë për preferencat e emrave që ka vendosur partia. Mund të ketë dhe një anulim të mbledhjes, pasi mund edhe të mos plotësohet numri i duhur i votave. Do duhet pare edhe mekanizmi. Do duhej të ndodhte moralisht. Ligjërisht q njëri nga këshilltarët të nxirret nga Këshilli i Bashkisë. Bashkia e Himarës nuk është problem shqiptaro-grek, nga na tjetër nuk është problem politik por korrupsioni, ndaj Rama e do bashkisë, nëse ne si PD marrim bashkinë e Himarës qoftë një muaj në dorë, do hapim dosjen e pronave, që është kutia e Pandorës.“, tha ai. /abcnews.al




Skip to toolbar