Joe Biden shpall kandidaturën për postin e Presidentit të SHBA

Më të fundit


Joe Biden ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë për postin e Presidentit të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Ai e ka bërë njoftimin përmes një video të veçantë të postuar në faqen e tij zyrtare në Twitter, teksa deklaron se jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi.

“Nëse i japim Donald Trump 8 vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shohë se çfarë po ndodh”, shprehet ai, ndërsa thotë se “vlerat thelbësore të kombit … demokracia jonë, gjithçka që e ka bërë Amerikën Amerikane është në rrezik”.

Joe Biden është 76 vjeç dhe është në listën e 20 demokratëve të tjerë që kanë shpallur kandidaturën për president.

Në mesin e demokratëve, Biden ka përvojë ndërkombëtare, pasi më parë ka mbajtur postin e zëvendës presidentin të SHBA-së në kohën e Obamës. Ai është një ndër personalitetet më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.



Skip to toolbar