“Lulzim, ke të drejtë të protestosh, por jo të nxisësh dhunë”

Më të fundit


Teksa opozita ka njoftuar se sot pasdite do të bllokojë 5 akse të rëndësishme rrugore, në shenjë protestë kundër qeverisë, Taulant Balla i PS-së, i ka kujtuar ligjin dhe i ka bërë thirrje që të mos nxisin dhunë. Në fjalën e tij në seancë parlamentare Balla tha se Basha e Kryemadhi protestojnë se kanë frikë reformën në Drejtësi.

“Sot jemi në përmbyllje të miratimit në Kuvend të një prej paketave të reformës më të rëndësishme që ka ndërmarrë Shqipëria. Sot apeli im është edhe për deputetët e opozitës të votojnë ligjin sepse besoj se jeni të ndryshëm nga kolegët nga listat prej nga vini. Besoj se nuk keni hesape të hapura me drejtësinë, sikur mund të jetë kjo arsyeja pse ikën nga Kuvendi.


Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur të bllokojnë akset kryesore, por jo reformën në drejtësi, miratimin e këtij ligji, sikur nuk kanë mundur të bllokojnë ndryshimet Kushtetuese, vettingun apo edhe aktet e tjera. Ndryshimet Kushtetuese erdhën dhe i votuan si pulat.

Halli i tyre është reforma në drejtësi, prandaj bllokojnë rrugët. Nuk kanë për të arritur të bllokojnë demokracinë apo zgjedhjet. Halli i tyre është biznesi i kunatit dhe jo i një qytetari të ndershëm shqiptar. Lulzim, ke të drejtën që të protestosh, por harroje të nxisësh dhunë në kryesh akte vandalizmi, pasi ke për t’u përballur me ligjin. Qoftë ti apo kushdo që tenton të bllokojë rrugë apo vandalizojë biznese private. Nuk do të ndodhë kurrë bllokimi i zhvillimit të zgjedhjeve” tha Balla.

Sot në orën 18.00 opozita ka njoftuar se do të bllokojë për 1 orë 5 segmente të rëndësishme rrugore në vend.




Skip to toolbar