Jozefina Topalli reagon me një foto shumë larg politikës

AKTUALITET


Jozefina Topalli, dikur një nga figurat më të rëndësishme të PD-së, nënkryetare e kësaj partie si dhe kryetare e Kuvendit, që sa herë reagon përbën sensacion publik, për shkak edhe të qëndrimeve të saj krejt të kundërta me kryetarin e PD-së, Basha. Megjithëse në disa raste Topalli me deklaratat e saj ka nënkuptuar se do të futej në garë përballë Bashës për të marrë drejtimin e PD-së, ose mund të krijonte një lëvizje për të larguar Bashën nga PD, me postimin e bërë së fundi Topalli tregon se qëndron shumë larg përfshirjes së saj sërish në politikë.

Në muajin gusht, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, u bë për herë të parë gjyshe, pasi vajza e saj Megi solli në jetë fëmijën e parë.


Jozefina Topalli ka postuar mëngjesin e së enjtes një foto të ëmbël me nipin e saj që duhet thënë se ka marrë mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj në facebook.

Siç duket Topalli i është përkushtuar totalisht rolit të saj të ri, i të qënurit gjyshe.




Skip to toolbar