Juve-Suarez arrihet akordi, uruguaiani kërkon largim të butë nga Barça

AKTUALITET


Juventus heq dorë në mënyrë befasuese nga Edin Dzeko duke ndryshuar prioritet, Luis Suarez është tashmë objektivi i tyre kryesorë, madje palët kanë gjetur një akord paraprak. “Zonja e Vjetër” dhe sulmuesi uruguaian janë parimisht dakord për një kontratë 3-vjeçare nga ku Suarez do të përfitoj 10 milion euro në sezon. Përpara se të arrij në këtë pikë, të firmos kontratën e re me bardhezinjtë, Suarez duhet të gjej një kompromis me Barcelonën. Sulmuesi ka ende një vit kontratë me Barcelonën, ku përfiton 15 milion euro në sezon, për këtë arsye kërkon nga klubi spanjoll një largim të butë, gjë e cila vështirë se mund të ndodh, këtë Barça e vërtetoi edhe në rastin Messi.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një transferim të lehtë në një kohë të vështirë, në një merkato ndryshe, por palët janë gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshje, lajm i cili gjen konfirmim në të gjithë mediat italiane dhe spanjolle.



Skip to toolbar