Juventus pret oferta për Dybala, por është në planet e Sarrit

SERIE A


Paolo Dybala mund të jetë një nga lojtarët e Juventus që do të përfshihet në tregun e transferimeve këtë verë, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Për sulmuesin argjentinas, Juve është gati të dëgjojë ofertat, por deri më tani nuk ka pasur asnjë në adresë të lojtarit.

 Skuadra nuk është gati të pranojë një ofertë huazimi, vetëm shitje të kartonit. Nga ana tjetër, Paolo Dybala nuk ka shfaqur interes të largohet nga Torino. Në fakt, dëshira e futbollistit është të qëndrojë te “Zonja e Vjetër” edhe këtë sezon.


Dhe këtë dëshirë ai e ka konfirmuar pas rikthimit të tij në skuadër, pasi mori pjesë me Argjentinën në Copa America. Ndërkohë, Maurizio Sarri i ka dërguar një mesazh Dybalas gjatë një konference për shtyp.

“Unë mendoj se ai mund të bëjë shumë mirë 9 false. Ne gjithashtu mund të zhvillojmë një lojë sulmuese ndryshe nga skema 4-3-3, që përdorim zakonisht, duke e zhvendosur Dybala në të djathtë në një skemë 4-3-1-2”, ka thënë Sarri.

 Ndërkohë drejtuesit e klubit bardhezi kanë njoftuar në të kaluarën se ka pasur oferta për argjentinasin. Gjatë ditëve të fundit është spekuluar për një interesim të Tottenham për Dybala, duke u cituar se skuadra angleze ishte gati të ofronte 50 milionë euro për ‘10’-ën e Juventus.




Skip to toolbar