Edin Dzeko vishet bardhezi, Juventus gjen më në fund sulmuesin

Më të fundit


Edin Dzeko do të jetë sulmuesi i ri i Juves, nuk ka asnjë dyshim në këtë pikë, është thjeshtë çështje procedurash që boshnjaku të transferohet zyrtarisht në Torino. Dzeko zbarkoi këtë mëngjes në Trigoria, qendrën stërvitore të Romës, për tu përshëndetur me shokët e tij.

Përtej emrave të shumtë që kanë qarkulluar këtë kohë, mbi të gjitha ai i Luis Suarez, Dzeko ka qenë që në momentin e parë i preferuari i Andrea Pirlos. Për arsye taktike dhe për lidership, Pirlo kërkoi boshnjakun me insistim dhe tashmë do ta ketë në dispozicion.


Dzeko do të firmos në Torino një kontratë 2-vjeçare nga ku do të përfitoj 7,5 milion euro, aq sa fitonte edhe tek Roma. Verdhekuqtë do të përfitojnë nga ky transferim 5 milion euro. Me afrimin e Dzekos, Pirlo pritet ti jap dorën e fundit formacionit të tij që sheh boshnjakun në majën e sulmit i mbështetur nga Dybala dhe C.Ronaldo.




Skip to toolbar