Eksperti për tregun e punësimit, Erald Pashai thotë se pagesa nuk është e vetmja arsye se pse shqiptarët dëshirojnë të largohen nga vendi.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pashai u shpreh se ka më shumë kompani që kërkojnë punonjës, sesa punonjës në dispozicion për një vend pune.
Ndër të tjera, Pashai deklaroi se për të frenuar largimin e njerëzve, duhet që Shqipëria të kthehet në vendin që qytetarët aspirojnë.
“Njerëzit shkojnë aplikojnë. Vijnë 100 njerëz në ditë te ne. Vjen te ne dhe ta shpjegojmë, nuk paguan asgjë. Ne po themi, tregu i punës nuk funksionon kështu. Njerëzit nuk ikin se nuk kanë këtë listën, ikin, ka shumë arsye pse ikin. Jo vetëm pagesa. Kam bërë sondazhe për këtë punë. E para, është shpresa për të ardhmen, nuk kanë shpresë që ky vend bëhet. Kjo është arsyeja, vrasja e shpresës. Pastaj, arsyeja e dytë është arsyeja ekonomike.
Si kërkohet një punë? Palët duhet të jenë të interesuara, për të kërkuar një punë. Si punëdhënësi dhe punëmarrësi, kanë ku mund të drejtohen, qoftë agjencive private, qoftë agjencisë shtetërore. Agjencia shtetërore e bën pa pagesë, edhe agjencia private, siç jemi ne, e bën pa pagesë. Na paguan kompania, për të gjetur një individ që është i përshtatshëm me kërkesat e tyre. Sot kemi më shumë kompani që kërkojnë staf, sesa staf që vjen. Ata që duan të rrinë, ata që nuk duan, duan të ikin për arsye të tjera, jo vetëm se ka nuk ka punë. Ai nuk ikën se nuk ka punë. Pritshmëritë e veta atje nuk i përmbush të gjitha.
Tregu i lirë, shqyqyr që kemi arritur në këtë ditë. Është shumë e lehtë të ikësh sot jashtë. Jo, nuk do mbesi, do pakësohemi. I ka ndodhur edhe vendeve të tjera. Pasi të vijë një moment i caktuar që do zhvillohemi ekonomikisht pak nga pak, do kundër reagojmë. Kështu ka kundër reaguar edhe Slovenia, u kthyen më pas.
Kur ikën jashtë Shqipërisë, ikën për aftësinë për të kursyer. Nëse atje nuk kursen, ti do kthehesh. Patjetër që ka edhe kthime. Duhet që këtu të jetë një vend demokratik. Nëse duam që të frenojmë largimin e të rinjve, por edhe jo të rinjve, duhet të merren masa totale, duhet të kthejmë Shqipërinë në vendin që ne aspirojmë”, theksoi ai./abcnews.al