Theresa May shpërtheu në lot mëngjesin e sotëm teksa lexoi dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe. Ajo u shfaq shumë e emocionuar kur lexoi dorëheqjen e saj në Downing Street pas një takimi që zhvilloi me Graham Brady. Presioni për të dhënë dorëheqjen ka qenë i vazhdueshëm, pasi deputetët janë shprehur kundër planit të saj për Brexit, madje e kanë akuzuar për dështim. Që nga janari, Parlamenti ka hedhur poshtë marrëveshjen e saj të largimit nga BE dhe presioni ndaj saj është shtuar.
“Kam bërë më të mirën. Kam bërë gjithçka. Është dhe do të mbetet një keqardhje e madhe për mua që nuk isha në gjendje të bëja Brexit”, u shpreh May.
Ajo deklaroi se do të qëndrojë në postin e kryeministres deri në datën 7 qershor. Ajo tha se ka qenë nder i jetës së saj të mbante këtë post, ndërsa uroi që ajo të mos jetë kryeministrja e fundit grua.