Kallëzimi në SPAK i kryebashkiakut të Elbasanit, Balla: Nuk më shqetëson

Më të fundit


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagon pas vendimit të Partisë Demokratike për të kallëzuar sot në SPAK kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjon Llatja, për shpërdorim detyre.

Sipas PD, me veprimet e paligjshme të kryebashkiakut Llatja është favorizuar një kompani private, duke falur tokë publike për ndërtimin e kullave në qendër të Elbasanit. Por, në një deklaratë për media, numri dy i PS deklaroi se ata nuk shpenzojnë para publike për zyra.


“Vetë Sali Berisha është investuar, ku ka firmosur në janar të vitit 2009 edhe studimin, edhe projektin. Ne nuk kemi as mundësi, që të harxhojmë para publike në Elbasan për të ndërtuar zyra, sepse paratë duam t’i harxhojmë për ndërtimin e rrugëve, trotuareve, lojërave, kopshteve për fëmijë. Ishte një ndërtesë që duhej hedhur poshtë, pasi vitet kishin bërë punën e tyre dhe nuk mund të rikonstruktohej. Më vjen keq për PD. Kjo nuk më shqetëson, se në fund të fundit unë jam nga ata politikan që i mbështes kërkesat që shkojnë në Prokurori.

Jam gjithmonë i parimit se nëse ke një kërkesë duhet ta adresosh. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe në fund të nxjerrë rezultatet. Gledjan Llatja po bën një punë të shkëlqyer për të vijuar transformimin e Elbasanit. Jam i sigurt që PD do të vijojë me denoncime e baltë, por puna jonë do të vazhdojë. Për gjumë e dini ju kë kemi.

Nëse Gaz Bardhi e Lul Basha duan të shpëtojnë nga Sali Berisha, për të mos e futur atë në listë dhe ta bëjnë pjesë të hetimit të SPAK, nuk duhet të lajnë hesapet mes tyre me punët publike të Elbasanit. Nëse brenda PD ka një luftë mes klanit të Bashës dhe vasalëve të tij me Sali Berishësn, këta nuk duhet të lajnë hesapet mes njëri-tjetrit me punët në Elbasan”, tha Balla.




Skip to toolbar