Kalonin mallra kontrabandë, pranga dy doganierëve të Kapshticës

Më të fundit


Policia e Korçës ka vënë në pranga dy doganierë dhe dy shoferë, pasi në bashkëpunim fusnin mallra kontrabandë në pikën kufitare të Kapshticës. Policia tha se në pranga kanë përfunduar doganierët me iniciale E. M, 39 vjeç, banues në Korçë dhe L. M, 32 vjeç, banues në Pogradec.

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë A. K., 40 vjeç, A. B, 54 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të dy të arrestuarve, u gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan. Kurse doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore. Të mërkurën, dy doganierë të tjerë u ndaluan në pikën kufitare të Morinës, pasi ndihmuan një kamion me materiale ndërtimi të kalonte pa detyrimet e nevojshme doganore.





Skip to toolbar