Kapen me heroinë e armë, dy persona në pranga në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona për shpërndarje droge ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur edhe armë.

Në pranga ka rënë M. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Në rrugën “Sulejman Delvina”, gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit policia ka gjetur 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë si dhe 51 fishekë luftarakë.


Në pranga ka rënë gjithashtu edhe shtetasi J.V., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dy doza të dyshuara me lëndë narkotike Heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve M. Gj dhe J. V.




Skip to toolbar