Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci.
Gjykata e Lartë ka shqyrtuar rekursin e SPAK në Dhomë Këshillimi, duke vendosur ta pranojë ta kalojë për gjykim. Më herët, SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i hoqi gjyqtarit Daci masën e pezullimit nga detyra.
Prokuroria e Posaçme kërkon që t’i rikthehet gjyqtari masa e “pezullim nga ushtrimi i detyrës”. Gjyqtari Luan Daci akuzohet nga SPAK për falsifikim të dokumenteve, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997.