“Karta e Adriatikut”, zyrtarja amerikane: Jemi në krah të Shqipërisë

AKTUALITET


“SHBA-të janë miq të Shqipërisë, kanë qenë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira”. Kështu është shprehur të mërkurën në Tiranë, Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper, në nisje të fjalimit të saj, në konferencën “Karta e  Adriatikut (A5)”, ku Shqipëria kishte kryesimin gjatë vitit 2019. Cooper shprehu ngushëllimet për familjet që u prekën më së shumti nga tërmeti i 26 nëntorit dhe tha se vlerëson kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas kësaj ngjarje.

“Do të doja të filloja me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këta popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë”, tha Cooper.


Ministja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në Çeljen e Ministerialit të Mbrojtjes u shpreh se roli i saj kryesor është te fuqizimi i marrënidhënieve mes vendeve.

“Kjo nismë lidhet me angazhimin në një mision të përbashkët në Irak në kuadër të NATO-s ku Shqipëria do të luajë një rol drejtues. Roli i A5-sës ka qënë gjithmonë i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes si një mënyrë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të disa prej vendeve anëtare në NATO. Rolin e saj kryesor e shoh të fuqizimi i marrëdhënieve mes nesh”, tha Xhaçka.




Skip to toolbar