“Katër pole e bëjnë të qëndrueshme”, Zaloshnja: Marrëveshja për “Zgjedhoren” është risi

AKTUALITET


Analisti Eduard Zaloshnja beson se fakti që në tryezën e diskutimit për reformën zgjedhore janë katër palë, produkti përfundimtar mund të t`i jetë i qëndrueshëm në kohë. Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Zaloshnja u shpreh se marrëveshja e 14 janarit mes partive politike është risi dhe ndryshe nga marrëveshjet e kaluara.

“Kemi një marrëveshje me 4 këmbë. Marrëveshja e 2009 ishte mes Ramës dhe Berishës. Siç i njeh Bylykbashi dhe Gjiknuri ligjet për reformën, si njeh kush. Është ngjarje e jashtëzakonshme. Për mua që merrem me analiza zgjedhore… kemi pasur ligje direkte Berisha-Rama dhe LSI-në, e cila bëri grevë urie në parlament. Edhe në 2017-n pamë marrëveshje Rama-Basha dhe LSI reagoi shumë ashpër. Sot kemi këtë risi. Kemi LSI dhe këtë opozitën e re.


Do kemi një marrëveshje ku janë katër pole politike, dy të mëdhenj e dy të vegjël. Më jep shpresë se s’do jenë më dy drejtuesit e partive të mëdha, që bëjnë llogari. Pasi do apo s’do, në mes kemi dhe Vasilin e LSI-së dhe Rudina Hajdarin. Ky fakt është pozitiv. Do ruhen ruajtur disa balanca. Kuptohet se ekziston mundësia e mosmarrëveshjes, pasi janë 4 persona me interesa të ndryshme.

Në rastet kur do ketë mosmarrëveshje, dhe do të ketë padiskutim, do kërkohet ndërnyja e OSBE/ODHIR dhe do pranohet si arbitër. Kjo krijon premisë për një reformë zgjedhore më të qëndrueshme. Përderisa kemi 4 pole politike, duhet gjetur një balancë. Po shoqërinë civile kush e zgjedh që të vendosi atje? Unë them se dua të jem atje. Dua të jap mendim. Kjo është risi në krahasim me marrëveshjet e mëparshme”, tha Zaloshnja.




Skip to toolbar