Kërcënimi i fortë i Sali Berishës/ Hajdarmataj: Jam kundër fushatës dhe përndjekjes ndaj institucioneve

Më të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha në daljet e tij, deklaroi se të gjithë magjistratët e shkarkuar nga vettingu, nuk do u njihen vendimet, pasi siç theksoi ai, ishin hakmarrje ndaj tyre.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Arben Hajdarmataj ish-oficeri i lartë i policisë, foli mesazhet e ish-kryeministri Berisha ndaj procesit të vettingut.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se në retorikat e tij politike, kreu i PD është koherent pasi janë thuasje të njëjtat deklarata dhe se ka kohë që anatemon drejtësinë.

“Retorikat politike janë koherente që do të thotë se Berisha nuk ka bërë sot deklarata të tilla, por ka kohë që anatemon drejtësinë, policinë. Në aspektin politik nuk mendoj që ka ndonjë tejkalim. Por parë nga aspekti teknik i çështjes, unë mendoj që nuk ka diçka të tejkaluar. Edhe nëse koha nuk na lë t’i marrim me radhë, dua të nënvizoj diçka që thotë se “ka një vendim të gjykatës të formës së prerë, ku thotë i drejtor të përgjithshëm të policisë për largimin nga puna është i paligjshëm. Ai tha kjo paligjshmëri do të vendoset në vend. Dhe tjetra nëse thotë që kjo gjithmonë brenda ligjit, që një drejtues policie, apo deri të drejtori i përgjithshëm i policisë, mund të lirohet nga detyra, dhe e gjithë diskutimi ishte në faktin që edhe reforma që një njeri nëse përdor një aplikacion që nuk është zyrtar. Pra nëse një drejtues policie përdor këtë aplikacion duhet të verifikohet dhe nëse është i implikuar nuk duhet të rrijë në institucioni dhe në këtë kontekst ishte një shpalosje e programit që bëri sot. Pra janë disa gjëra që mendoj se duhet të rregullohen dhe gjithmonë duhet të jemi brenda kuadrit ligjor, nuk jam për përndjekje të asnjë institucioni të shtetit shqiptar, sepse unë jam një nga ato që e kam provuar vetë”, tha mes të tjerash ai.



Skip to toolbar