Kërcënuan për 50 mijë euro biznesmenin, gjykata lë në burg tre vëllezërit

AKTUALITET


Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre vëllezërit Xhekson, Aleks dhe Eugert Titini, të cilët përmes kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve kanë tentuar t’i marrin 50 mijë euro një biznesmeni.

Tre vëllezërit janë arrestuar të martën gjatë operacionit të koduar “Brothers”. Operacioni dhe arrestimi i tyre u bë pas një pune të mirëorganizuar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.





Skip to toolbar