Kërkesa për shkarkimin e Enkeleida Hoxhës, debate në KLGJ: Po zbarritet procesi

AKTUALITET


Këshilli i Lartë Gjyqësor që në nisje të seancës ku po shqyrtohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha është hasur me debate mes palëve. Kërkesa për shkarkimin lidhet me rastin pas lirimit me kusht të Hekuran Billës.

Ka qenë nënkryetari I KLGJ-së, Maksim Qoku ai që drejton seancën, ndërkohë që Ardian Visha, avokati i magjistrates erdhi me shumë vonesë, duke shkaktuar kështu edhe debate mes palëve. Për dijeni të palëve prezent sipas porosisë së mbledhjes së kaluar është njoftuar magjistratja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. KLGJ i kishte kërkuar Drejtorisë së Burgjeve që të bënte të mundur prezencën e gjyqtares.


Magjistratja ka bërë një deklaratë me shkrim dore ku thuhej se: “Në seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shtyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem. Por nuk dëshiroj të shoqërohem nesër.”.

Ndërkohë, kreu i ILD-së, Artur Metani theksoi se situata është delikate dhe se nuk do të donte të kalonte atë çka po përjeton magjistratja.

“Është situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja. Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces. Por si Inspektori i Lartë i Drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë çdo mundësi magjistrates. Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar. Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme, të paktën me aq sa dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu.”, tha Metani.

PJESË NGA DISKUTIMI:
Maksim Qoku
: Konfirmohet nga stafi që nuk u bë i mundur komunikimi me avokatin pra jemi para fatit të mosprezencës së përfaqësuesit të magjistrates

Brikena Ukperaj:
 në këtë situatë ropozoj që 116 pika 2 seanca të shktyhet për shkak të mosprezencës…pa shkaqe të përligjura…përfaqësuesi i zgjedhur të paralajmërohet në rast përsëritje për dënim me gjobë sipas ligjit deri në 100 mijë lek…propozoj të mundësohet lidhja online me magjsitarten

Artur Metani:
 Jam dakord me shtyrjen siç u propozua nga anëtarja e Këshillit. Por të shtyhet një ose maksimumi 2 ditë

Dritan Hallunaj: Po tentohet zvarritja. E njëjta gjë edhe e mbrojtësit që seancën e kaluar u paraqit me vonesë. Në kushtet kur magjistratja nuk është paraqitur, nuk dëshiron të paraqitet jam dakord të mundësohet një lidhje online nga vendi ku ajo ndodhet. Pra duhet të gjejmë mekanizmin që ta zhbllokojmë

SHKELJET E HOXHËS SIPAS KREUT TË ILD-SË
Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit displinor rezulton se nga ana e magjistrates Hoxha janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:
-Mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit
-Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin
-Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.
-Mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal në dhënien e vendimit
-Nxjerrja e akteve të paarsyetuara, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formë të arsyetuar.
Sipas Metanit në analizë të kriterit “shkalla e fajësisë dhe motivi” në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor paraprakisht vlerësohet se:
-veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates në çështjet objekt hetimi, nuk janë kryer në kuadër të paaftësisë së saj profesionale, por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm nga ana e saj;
-Nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistrates e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita;

-Këto veprime/mosveprime të saj janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar në 5 procese gjyqësore me të njëjtin kërkues H.B. dhe në 1 proces tjetër me kërkues I.P.
Në këto kushte, arrihet në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha me “dashje direkte”.

Sjellja në vijimësi e magjistrates nën hetim Enkeleida Hoxha mbi kërkesat e të dënuarit H.B duke shmangur pa shkak ligjor gjyqtarët e tjerë nga gjykimi i kërkesave të tij, pranimi i 5 kërkesave në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të tij, duke sjellë edhe lirimin e të dënuarit H.B nga burgimi i cili nga një vendim fillestar me burgim të përjetshëm nga autoriteti i huaj gjyqësor, pas njohjes së tij me 25 vite burgim, përfundoi duke vuajtur në shtetin shqiptar vetëm 3 vite burgim në një kohë që pas dhënies së vendimit të njohjes nr. 1016/2016, i kishin mbetur për të vuajtur edhe 16 vite 4 muaj referuar urdhrit të ekzekutimit të prokurorit, provohet mungesën e kriterit objektiv të paanshmërisë në gjykim si dhe diskretiton rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhënie me autoritetet gjyqësore të huaja, vendimet e të cilave njihen dhe ekzekutohen në shtetin shqiptar.

Për sa më sipër, kërkojmë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor dhe në mbështetje të nenit 105, pika 1, shkronja “dh”; nenit 111, pika 1; dhe nenit 146, pika 2, shkronja “a” , të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të vendosë: “Pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates Enkeleida Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç” dhe “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

SHKARKIMI I GJYQTARES
Kujtojmë se gjyqtarja u pezullua nga KLGJ pas arrestimit me urdhër të SPAK. Gjyqtarja Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.

Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.




Skip to toolbar