Një shtetas shqiptar është arrestuar pasi kërkohej nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizatën kriminale, trafikimit të lëndëve narkotike si dhe për kanosje. Shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Blerim Sulejmani, 35 vjeç, banues në Levan, është arrestuar nga policia e Fierit për llogari të policisë italiane.
35-vjeçari shqiptar ka qenë një ndër të shpallurit në kërkim nga policia italiane gjatë operacionit ndërkombëtar ‘Tartaruga’, për trafikim drogë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Urdhri i arrestit ndërkombëtar është shpallur nga Gjykata e Romës, ndërsa pritet që të bëhet ekstradimi i tij në Itali.